Zhduket ish-gjimnastja që dashuronte Putin, dy vjet pas lindjes së binjakëve nuk dihet asgjë për fatin e saj

Mos i humb

Një ish-gjimnaste ruse, e cila u fol për shumë kohë për lidhjen me presidentin Vladimir Putin është zhdukur pa lënë gjurmë. Alina Kabaeva, nuk është parë në publik që prej vitit 2018.

Në atë kohë u tha se ajo ishte shtatzënë me Presidentin Putin. Sipas “The Sun” fituesja e medaljes së artë olimpike, nuk është parë që nga prilli i 2018-ës kur lindi edhe dy djemtë e saj në një klinikë në Moskë.

Në Rusi tashmë janë të shqetësuar për fatin e 37-vjecares, sepse nuk dinë asgjë prej gati 2 vitesh.

Alina është një ndër gjimnastet me më shumë medalje në gjimnastikën ritmike, me dy medalje të arta në Lojërat Olimpike, 14 medalje Kampion Bote dhe 25 medalje europiane. Pasi u tërhoq nga sporti, ajo iu kthye politikës dhe u bë deputete në partinë e Putinit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit