Zimbabve goditet nga erërat e fuqishme – 24 persona kanë humbur jetën (Video)

Mos i humb

Të paktën 24 persona kanë humbur jetën si pasojë e një stuhie të fuqishme që ka goditur Zimbawen.

Erërat e forta i kanë shkaktuar vendit përmbytje dhe kanë dëmtuar sistemet e komunikimit, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

“Është konfirmuar se numri i personave të vdekur është 24. Ndërsa numri i personave të zhdukur është 40”, ka shkruar ministria e Informacionit në Twitter.

Ekipet e shpëtimit kanë dalë në vendin e ngjarjes por kushtet e vështira atmosferike janë duke e penguar punën e tyre.

Ndërsa shërbimet meteorologjike të vendit kanë paralajmëruar se stuhitë dhe të reshurat e shiut do ta vazhdojnë edhe gjatë fundjavës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit