Zjarre pyjore në Portugali, disa të lënduar

Mos i humb

Të paktën 8 persona prej të cilëve 7 zjarrfikës janë lënduar si pasojë e zjarrit pyjor përreth qytetit Castelo Branco, që gjendet në afërsi të kufirit me Spanjën në mes të Portugalisë.

Sipas lajmit të agjencisë së lajmeve portugeze, Lusa, pjesa më e madhe e zjarreve që kanë shpërthyer në 19 komuna të 7 rajoneve në pjesët qendrore dhe jugore të vendit, është shuar, por punimet për shuarjen e zjarrit në një zonë prej 15 kilometrash në Castelo Branco zhvillohen me vështirësi.

Në lajm thuhet se gjatë punimeve në fjalë janë lënduar 7 zjarrfikës, ndërsa një person me djegie të rënda trupore është transferuar në spital.

Sipas lajmit, zyrtarët theksuan se në punimet e shuarjes së zjarrit marrin pjesë mbi 1000 persona përfshirë edhe ushtrinë portugeze me 20 ushtarë dhe 4 automjete. Sipas zyrtarëve 60 për qind e zjarrit në rajon është marrë nën kontroll, por ende ka punë për të bërë.

Disa vendbanime përreth zjarrit janë evakuuar për arsye sigurie.

Në Castelo Branco, vend malor, edhe në periudhën qershor-shtator të vitit 2017 ishte skenë e zjarreve, ku kishin humbur jetën 114 persona.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit