Zvicër: Vendet në të cilat obligoheni të mbani maskën

Mos i humb

Duke filluar nga e marta, maskat do të bëhen të obligueshme në të gjitha dyqanet në kantonin e Gjenevë, sipas autoriteteve atje, shkruan thelocal.

Zyrtarët e Gjenevës njoftuan gjithashtu se maska ​​mbrojtëse do të jenë të detyrueshme për të gjithë ata që punojnë nëpër sallone bukurie.

Transporti publik

Të gjithë mbi moshën 12 vjeçare duhet të maskohen në të gjithë transportin publik duke përfshirë trenin, autobusin, tramvajin, metron, ashensorin e skive, anijen ose tragetin.

Maska janë gjithashtu të detyrueshme në protesta dhe demonstrata.

Përveç Gjenevës, maskat nëpër dyqane janë obligatibve edhe në Vaud dhe Jura. Këto tre kantone janë për momentin të vetmit që u kërkojnë blerësve të mbulojnë gojën dhe hundët.

Klubet dhe diskotekat

Kantonet e Basel Country, Aargau dhe Solothurn, së bashku me qytetin e Bazelit, kërkojnë nga mysafirët të kenë maskë – përveç rasteve kur ajo diskotekë nuk pranon më shumë se 100 persona në të njetën kohë.

Linjat ajrore

Kompania ajrore SWISS, maskat i ka bërë të obligueshme që nga 6 korriku. Ky rregullë vlen edhe për dy linjat ajrore të tjera në Zvicër – Edelweiss dhe Helvetic.

Po shkollat?

Kantonet e Lucernit, Cyrihut dhe Shën Gallen njoftuan se do të kërkojnë që ns​xënësit në shkollat ​​e mesme dhe shkollat ​​profesionale pas pushimeve verore nëse distanca prej 1.5 metrash nuk mund të respektohet, të përdorin maskën.

Jura po shqyrton gjithashtu këtë masë, dhe vendimi përfundimtar do të merret në fillim të gushtit.

Në nivelin universitar, maskat janë të detyrueshme në Universitetin e Fribourg nga semestri i ardhshëm i vjeshtës e tutje.

Shkollat ​​dhe universitetet e tjera në Zvicër po diskutojnë gjithashtu zbatimin e mbajtjes së maskës kur të fillon semestri i ri, kështu që mund të ketë më shumë njoftime lidhur me këtë javët në vazhdim.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit