Zvicra ndërpret lidhjet hekurudhore me Italinë

Mos i humb

Nga e enjtja, 10 dhjetor, Ndërmarrja Federale e Hekurudhave të Zvicrës SBB dhe ajo e Italisë, Trenitalia, do të ndalojnë trafikun kufitar hekurudhor me Zvicrën për një periudhë të pacaktuar, shkruan sda.ch.

Arsyeja e pezullimit të trafikut hekurudhor ndërkufitar qëndron në rregullat e ashpërsuara për luftimin e koronavirusit në Itali, transmeton albinfo.ch.

Përveç lidhjeve në distanca të gjata, nga ky vendim preken edhe shërbimet hekurudhore rajonale ndërkufitare si  “Tilo”.

Por trenat në trafikun rajonal midis Brig-ut zviceran dhe Domodossolës italiane nuk preken nga vendimi i përmendur.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit