Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoji/ SPAK shtrin hetimet jashtë vendit, kërkon të dhëna për një grup kriminal në një vend të BE-së

Mos i humb

Ndjekje si nëpër filma! Arrestohet i riu i shpallur në kërkim, kapet me pistoletë gati për të shtënë

Tiranë- Një 27-vjeçar është vënë në prangat e policisë për shkak se rezultonte i shpallur në kërkim për krime ndaj personit. Ai...

Irani goditet nga një tërmet 5.2 ballë

Një tërmet me fuqi prej 5.2 ballë sipas shkallës së Rihterit goditi rajonin Golestan në verilindje të Iranit. Në...

Dhunimi i vajzës 18-muajshe, pronari i kopshtit: Nëse e kam rrahur, më dënoni 20 vite. Pse i dhashë nënës 50 mijë lekë

Pronari i kopshtit privat në Durrës, ku një nënë ka denoncuar në polici se vajza e saj e mitur është dhunuar në...

Lulerradhiqja, Shëronjësja e Mirë e Njeriut

Lulerradhiqja, kjo barishte e fuqishme ka qenë dhe mbetet e preferuara ndër breza, jo vetëm për aftësitë shëruese por edhe vlerat ushqyese.

Hetimet komplekse për atentatin ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoj, kapërcejnë kufijtë e Shqipërisë. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, ndryshe SPAK, i ka dhënë rrugë letër-porosisë në adresë të një prej vendeve të Bashkimit Europian.

Zyrtarë të prokurorisë konfirmojnë se është kërkuar informacion për disa persona me rekorde kriminale, që dyshohet të kenë lidhje të drejtpërdrejtë me atentatin e ndodhur te mbikalimi i Shkozetit, nëntorin e 2019-ës.

Burimet janë të rezervuara për të dhënë detaje lidhur me identitetin e personave, për të cilët kërkohen të dhëna, por News 24 ka mësuar se bëhet fjalë për disa eksponentë të botës së krimit, të njohur edhe nga autoritetet shqiptare, si pjesë e një grupi që operon në Durrës e Fushë Krujë.

Akuza është tashmë në pritje të ekzekutimit të letër-porosisë dhe ky fakt u bë i ditur në seancën gjyqësore, që u zhvillua këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme, ku i dyshuari kryesor, Redjan Rraja, u informua sipas ligjit për të gjitha veprimet e deritanishme të kryera nga prokuroria.

Rraja është i dyshuari i vetëm i arrestuar për atentatin e ndodhur nëntorin e vitit të kaluar, ku nga breshëritë e plumbave, që u derdhën mbi automjetin e prokurorit, mbeti i plagosur prokurori Arjan Ndoj, miku i tij, Aleksandër Laho alias Pëllumb Muharremi, i njohur si “Rrumi”, si dhe shoferi Andi Maloku, i cili ndërroi jetë pak ditë më vonë në spital.

34-vjecari nga Fushë Kruja i ka mohuar akuzat, por prokuroria këmbëngul se ka prova të forta shkencore që e implikojnë atë në ngjarje. Dyshimet janë se krimi ka lidhje me përplasjet e grupeve kriminale për çështjen e pronave në bregdet. Deri më tani, prokuroria nuk ka mundur të sqarojë se kush ishte objektiv i atentatit, prokurori Ndoj apo miku i tij, Rrumi, ky i fundit një eksponent i njohur në botën e krimit./BW

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Rrjedhin gjitha detajet e Google Pixel 5, pak para lansimit!

Google ka vendosur të mbajë një ngjarje më vonë sot gjatë ditës, ku kompania do të zbulojë zyrtarisht modelin e ri të...

Rusi, 169 viktima dhe mbi 8.900 raste të reja me COVID-19

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Rusi ka arritur në 1.185.231 ndërsa bilanci i viktimave në 20.891.

Macron telefonon Putinin: Duhet një armëpushim i plotë mes Armenisë dhe Azerbajxhanit

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe homologu i tij francez, Emmanuel Macron, bënë thirrje për armëpushim midis forcave të Azerbajxhanit dhe atyre...

Ukrainë, 5 të vdekur gjatë zjarreve pyjore

Gjatë zjarreve pyjore në Lugansk, në lindje të Ukrainës, për vdekje kanë pësuar pesë persona. Në njoftimin e Ministrisë...

Sinjalet e Fshehura Që Tregojnë se i Keni Enët e Gjakut të Bllokuara

Arteriet janë enët e gjakut që janë përgjegjëse për transportin e gjakut të pasur me oksigjen. Në gjendjen e tyre normale, arteriet janë elastike...