Basha në 10 vjetorin e AADF: Koha që Shqipëria të zgjedhi mes rrugës së zhvillimit apo rrugën e tanishme me marsh indietro

42
0

Duke folur në ceremoninë e 10 vjetorit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Kryetari i opozitës Lulzim Basha, vuri theksin tek udhëkryqi ku ndodhet sot Shqipëria. Basha tha se vendi ndodhet në mes dy rrugëve: të gjejë rrugën e zhvillimit apo të ecë indietro si tani me qeverinë aktuale.

“Dialogu me miqtë dhe partnerët tanë strategjikë është në zemër të së ardhmes plot shpresë për Shqipërinë. Askush nuk duhet ta vërë në dyshim: e ardhmja jonë është plot me shpresë.

Por sot kombi ynë ndodhet në udhëkryq. Ndërkohë që duam të afrohemi më shumë drejt miqve dhe partnerëve tanë në Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara, ne na pret një punë kolosale, me reforma dhe ndryshime të mëdha përpara.

Shqipëria është në krizë, dhe potenciali ynë i madh fatkeqësisht nuk po realizohet. Ndaj dhe koha kur jemi mbledhur për të përkujtuar 10 vjetorin e AADF është domethënëse.

Në këtë udhëkryq ku ndodhemi sot, ne na duhet të zgjedhim cilën rrugë do të marrim. Do të zgjedhim rrugën e lirisë, transparencës, llogaridhënies dhe zhvillimit? Apo do vazhdojmë të ngecim në rrugën e tanishme, me marshin në indietro.

Zonja dhe zotërinj, miq,

Nuk kemi zgjedhje tjetër për veç se të marrim rrugën e parë. Rrugën e zhvillimit.

Dhe për ta bërë këtë të mundur, na duhet jo vetëm të punojmë ngushtësisht me ju, me miqtë e partnerët tanë euro-atlantikë, por të vëmë në jetë reforma dhe ndryshime të mëdha. Na duhet ta pastrojmë Shqipërinë”, – deklaroi shefi i opozitës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here