Demokratët përkujtojnë 22 marsin 1992, fitorja e PD-së

Mos i humb

Zgjedhjet e para pluraliste në Shqipëri ishin ato të 31 marsit 1991, të cilat gjithësesi mbajtën në pushtet Partia e Punës të Ramiz Alisë.

Por zgjedhjet e reja të parakohshme erdhën vetëm një vit dhe sot Shqipëria është 26 vjet pas 22 marsit 1992 kur në pushtet erdhi Partia Demokratike e Sali Berishës, forca e parë politike opozitare që u themelua dhjetorin e 1990 në kulmin e lëvizjes studentore për liri dhe demokraci.

22 marsin demokratët e konsiderojnë si ditën e parë të lirisë dhe të përmbysjes së diktaturës komuniste në vend. Që në atë kohë ylli polar i Shqipërisë u bë Europa e Bashkuar. Shqipëria është anëtare e Këshillit të Europës dhe NATO-s, ndërsa që prej 2015 shqiptarët lëvizin pa viza në BE. Por sfidat për të qenë krah vendeve anëtare edhe sot e kësaj dite janë të forta.

Shqipëria vazhdon të zhvillojë zgjedhje problematike, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, zgjidhja e çështjes së pronave dhe respektimi i të drejtave të njeriut janë kushtet kryesore për anëtarësim. Hendeku ekonomik mes të varfërve dhe të pasurve dhe në emër të mirëqënies dhe një jetë më të mirë, emigrimi i shqiptarëve jashtë vendit ende vazhdon, shpesherë edhe duke u kthyer në problem vendet e BE-së.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit