Djali i Sami Lushtakut, Mërgimi ka një porosi nga Haga

Mos i humb

Ish-komandanti i Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku, tashmë është duke u intervistuar nga prokurorët e Gjykatës Speciale, ndërsa në këtë përballje në Hagë e ka shoqëruar edhe djali i tij Mërgimi.

Mërgimi i cili njëherësh është edhe deputet në Kuvendin e Kosovës, përmes një postimi në Facebook, ka kujtuar se babai i tij, gjithmonë do të jetë i gatshëm ta mbrojë pastërtinë e luftës së UÇK-së.

Ai, ka kujtuar kështu se babai Samiu ka mbrojtur pastërtinë e luftës së UÇK-së, edhe para drejtësisë së UNMIK-ut, edhe EULEX-it, e do ta mbrojë pastërtinë e luftës edhe tani në Hagë.

Postimi i plotë i Mërgimit Lushtakut:

Paqe nga Haga

Gjithmonë i gatshëm për të dëshmuar pastërtinë e luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Njëherë në gjykatat e UNMIK-ut, më pas të EULEX-it, tani në Gjykatën Speciale dhe çdo gjykatë tjetër që do të mund të themelohet në të ardhmen, do të jem gati që ta mbroj luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e cila ka qenë e drejtë dhe për liri të cilën e gëzojmë të gjithë bashkë në Kosovë.

Mirëpo, kur do të vijë dita për gjykim dhe drejtësi ndërkombëtare për:

Vrasjen e 13,900 civilëve shqiptarë nga shteti serb,

Kryerjen e 400 masakrave,

Dhunimin e 20 mijë grave shqiptare,

Mijëra shqiptarë ende të pagjetur,

Spastrimi etnik i mbi një milion shqiptarëve.

Secili shqiptar, unë dhe ti që po e lexon këtë tekst beson në pastërtinë e luftës së UÇK-së, beson në drejtësi./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit