Forcat izraelite arrestojnë tetë palestinezë

Mos i humb

Ushtarët izraelitë në Bregun Perëndimor kanë arrestuar tetë palestinezë.

Në njoftimin e ushtrisë izraelite theksohet se palestinezët janë arrestuar në aksione të organizuara gjatë mbrëmjes, ndërsa për shkak të pjesëmarrjes së pretenduar në “aktivitete terroriste”.

Forcat izraelite shpesh herë në Bregun Perëndimor dhe në Kudsin Lindor për akuza të ndryshme arrestojnë palestinezë.

Sipas të dhënave zyrtare të palës palestineze, në burgjet izraelite gjenden më shumë se 5.000 palestinezë, në mesin e të cilëve rreth 500 persona në paraburgim administrative dhe 220 të mitur.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit