Gjithsej 80 terroristë të neutralizuar gjatë operacionit “Kthetra”

Mos i humb

Gjithsej 80 terroristë janë neutralizuar që nga fillimi i operacionit antiterrorist “Kthetra” në muajin maj nga ana e forcave turke në veri të Irakut, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Turqisë.

Numri i terroristëve të neutralizuar është rritur pasi ushtria turke neutralizoi katër terroristë të PKK-së gjatë një ofensive ajrore në kuadër të operacionit.

Ndryshe, më 27 maj, Turqia nisi operacionin “Kthetra” kundër organizatës terroriste PKK në rajonin Hakurk në veri të Irakut.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian (BE), është përgjegjëse për vdekjen e pothuajse 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra dhe fëmijë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit