Haradinaj jep datë të re për liberalizimin e vizave

Mos i humb

Muaji qershor është një ndër opsionet kur Kosovës do t’i liberalizohen vizat.

Kështu bëri të ditur, kryeministri Ramush Haradinaj në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë.

“Presidenti ka të drejtë! Qershori është opsional. Jemi marrë vesh mos me diskutu, por me punu. Në qershor është opsion real”, është shprehur kryeministri Haradinaj.

Në këtë paraqitje, Haradinaj ka thënë duhet të kompensohen të gjitha orët e humbura si dhe iu ka bërë thirrje sindikalistëve të arsimit që ta fillojnë procesin mësimor.

Sipas kryeministrit Haradinaj, ata që po e pësojnë më së shumti nga greva janë fëmijët.

Haradinaj i është kundërpërgjigur edhe zërave që kanë kërkuar nga ai heqjen e taksës ndaj prodhimeve serbe.

Sipas tij, ky veprim nga disa parti është duke u bërë për t’i hyrë në hatër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Nuk po i kuptoj ata që po mendojnë që i hyjnë në hatër Amerikës duke thënë hiqe taksën. Që nga heqja e taksës nuk ka prodhues që thotë se nuk ka ndryshim që nga vendosja e taksës. Kur po thonë ata në Serbi që kurrë nuk ju njohim, në rregull, edhe ne kurrë nuk do e heqim taksën”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit