KE nuk harron përpjekjen për shfuqizimin e Gjykatës Speciale

Përpjekja e 43 deputetëve të Kuvendit të Kosovës për të shfuqizuar ligjin për Gjykatën Speciale është reflektuar edhe në progres-raportin e Komisionit Europian.

“Përpjekja e dhjetorit 2017 për të abroguar këtë ligj ka ngritur shqetësime serioze. Për Kosovën është thelbësore që të përmbushë plotësisht detyrimet e saj ndërkombëtare për sa i takon Gjykatës Speciale, që u ngrit për të adresuar disa pretendime për krime të kryera gjatë luftës”, thotë raporti.

Një tjetër sfidë, por që nuk varet plotësisht nga Prishtina, është edhe dialogu me Serbinë.

“Duhet të thellojë angazhimin në dialogun me Serbinë, përfshirë edhe zbatimin e të gjitha marrëveshjeve, sidomos të bashkësisë së komunave serbe”, deklaron KE.

Komisioni vlerëson ratifikimin e marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi dhe i bën thirrje klasës politike që të avancojë me reformat në kuadër të marrëveshjes së stabilizim-asociimit./Kosova Post/

Shtojca

Lini nje Koment