Komisioni Europian thirrje Prishtinës: Votoni demarkacionin nëse i deshironi vizat

Mos i humb

Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që sa më shpejtë ta votojnë ratfikimin e demarkacionit.Ai ua ka bërë me dije liderëve kosovarë rëndësinë që ka ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi duke idërguar porosi edhe partisë serbe  se nga kjo, përfitojnë të gjithë.

” Të votoni së shpejti demarkacionin e kufirit të përbashket me Malin e Zi është një hap kyq i pashmangshëm, i rëndësishem drejtë liberalizimit të vizave, ku bashkëqytetaret tuaj shqiptarë dhe serbë do të jenë fituesit e parë. Doja të falenderojë gjithë përgjegjësit politikë për arritjen e këtij vendimi parlamentarë” konfirmoj Juncker.

Këto komente ai i bëri në konferncën për media pas takimit që pati me përfaqësuesit e Institucioneve të vendit spt në Prishtinë. Ai ka deklaruar se ende nuk ka ndonjë datë të saktë rreth çështjes se kur për kosovarët do të ndodhë liberalizimi i vizave, megjithatë ka thënë se nuk po e kënaq ideja që kosovarët të janë të vetmit në rajon që nuk mund të udhëtojnë lirshëm” Nuk më kënaq fakti që vetëm kosovaret nuk mund të levizin lirshëm’ tha Juncker .

Kurse presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se  do të marrim gjitha masat dhe përgjegjsit që na takojnë në menyrë që  edhe Kosova të jetë sa më parë pjesë e liberalizimit të vizave.

Ndryshe  presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, bashkë me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini dhe komisionerin Johanes Hahn, po qëndrojnëb sot në Prishtinë, ku janë takuar me krerët e lartë shtetërorë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit