Kurz në takim me Haradinajn: Dialogu Kosovë-Serbi sjellë paqe e stabilitet në rajon

Mos i humb

Qytetarët e Kosovës duhet ta mbështesin dialogun Kosovë-Serbi, sepse suksesi i i marrëveshjes do të sjellë paqe dhe stabilitet, kështu u shpreh sot Kancelari austriak, Sebastian Kurz pas takimit me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj.

“Është mirë të jesh në Kosovë dua të falënderoj për miqësinë mes dy vendeve dhe është mbështetje e madhe për të dy vendet. Jam i lumtur që kemi ndër investitorët më të mëdhenj në Kosovë. Po mbështesim Ballkanin Perëndimor, do të doja që qytetarët e Kosovës ta mbështesin dialogun Kosovë Beograd, sepse suksesi vjen nga ky dialog që sjellë perspektivë të re dhe paqe e stabilitet në rajon”, u shpreh Kurz.

Ndërkaq, Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka falënderuar shtetin e Austrisë për mbështetjen që po i’a ofron Kosovës në situatën më të vështirë, ajo e normalizimit të dialogut Kosovë-Serbi dhe integrimit të Kosovës në BE.

Kështu u shpreh Haradinaj në një konferencë për media sot së bashku me kancelarin austriak Sebastian Kurz.

“Së bashku me Kurz biseduam për marrdheniet biletarele mes Kosovës dhe Austrisë. Falënderoj për përkrahjen që i ka dhënë Austria Kosovës dhe që po vazhdon të bëjë edhe tutje”, u shpreh Haradinaj./Kosova Post./

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit