Lekaj premton që së shpejti Kosova do të ketë infrastrukturë europiane

Mos i humb

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, sot mori pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes së projektit për grant në mbështetje të ndërtimit së Autostradës Kijevë-Zahaq.

Me këtë rast, ministri Lekaj tha se ky vit filloi mbarë, po nënshkruajmë marrëveshjen e bashkëpunimit në vlerë prej 1 milionë euro.

Sipas tij, ky donacion do të ndikojë dukshëm edhe në projektet e tjera infrastrukturore.

“Po e nisim këtë vit mbarë me donacion prej 1 milionë euro, duke falënderuar bashkëpunimit mes bankave kredibile që iu jemi mirënjohës e në këtë rast Bankës Evropiane për Investimeve. Neve na mbetet të jemi të saktë në kohë t’i implementojmë projektet që janë të rëndësishme për shtetin tonë, ky  donacion do të ndikoj dukshëm edhe në projektet tjera infrastrukturore”, u shpreh ministri Lekaj.

Lekaj zotohet se ministria do të fillojë implementimin e këtij projekti, derisa tha se në një të ardhme të afërt projektet infrastrukturore do të jenë të barabarta me infrastrukturën evropiane.

Për më tepër, ai njoftoj se në muajin maj do të fillojnë punimet të cilat priten të përfundojnë pas 30 muajve.

“Zotohem që ne do të fillojmë me implementimin e këtij projektit për Ndërtimin e Autostradës Kijevë-Zahaq dhe projektet tjera infrastrukturore për 3 -4 vite e ardhshme do të jetë e barabartë me infrastrukturën evropiane. Ne i kemi përfunduar të gjitha procedurat dhe pritet të shpallet tenderi për ndërtim, nëse nuk kemi ndonjë pengesë me procedura nga fundi i majit do të fillojmë me punimet dhe pritet që brenda 30 muajve ky projekt të përfundojë”, tha Lekaj./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit