Liderët e BE-së mblidhen nesër në Bruksel

Mos i humb

Nesër mbahet Samiti i Bashkimit Europian ku do të marrin pjesë liderët e vendeve anëtare të BE-së ndërsa do të diskutohet për çështjet si largimi i Britanisë nga Unioni (Brexit), Ballkani Perëndimor, Rusia, zhvillimet në Turqi, tatimi i kompanive dixhitale dhe çështjet ekonomike.

Samiti i cili do të nisë ditën e nesërme dhe do të përfundojë më 23 mars në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, do të mbledhë së bashku krerët e qeverive dhe shteteve anëtare të BE-së.

Në samitin që do të mbahet në Këshillin e BE-së do të diskutohen kryesisht çështjet ekonomike, ku krahas kësaj Ballkani Perëndimor, Rusia, zhvillimet në Turqi, Brexit, tatimi i kompanive dixhitale do të përbëjnë pikat tjera të rendit të ditës.

Në Samitin e Liderëve të BE-së do të mbahen tri seanca për të diskutuar mbi çështje të ndryshme. Në seancën e parë nesër krerët e shteteve dhe qeverive të 28 shteteve anëtare të BE, do të vlerësojnë marrëdhëniet e jashtme dhe çështjet sociale. Ditën e dytë, në seancën që do të mbahet nën emrin Samiti i Eurozonës do të diskutohet për çështje të bashkimit ekonomik dhe monetar. Ndërsa në seancën e fundit do të diskutohet mbi zhvillimet e fundit në negociatat e Brexit-it.

– Politika e jashtme

Në krye të temave që liderët do të trajtojnë në politikën e jashtme, është helmimi i ish-agjentit rus në Britani. Krerët që parashikohet se janë në solidaritet të plotë me Britaninë pritet të marrin një vendim sanksionues mbi Rusinë.

Gjithashtu në samit do të diskutohet edhe çështja e fazës kritike në negociatat e nisura pas vendimit të Britanisë për t’u larguar nga Unioni. Do të diskutohet për marrëveshjen që qeveria britanike ka arritur me BE-në mbi kushtet e gjera të periudhës së tranzicionit Brexit.

Pritet gjithashtu që në samit të vlerësohet situata e shteteve në rajon në kuadër të samitit që BE-ja do të mbajë me vendet e Ballkanit Perëndimor në Sofje më 16-17 maj.

– Zhvillimet në lidhje me Turqinë

Vendet anëtare të BE në samit do të bisedojnë edhe për Turqinë ku theksohet se temat kryesore do të jenë në lidhje me problemet e përjetuara së fundmi në Egje dhe Mesdhe mes Turqisë, Greqisë dhe Qipros greke, ku në kuadër të kësaj parashikohet që liderët e Greqisë dhe Qipros greke të mbajnë nga një fjalim.

Pavarësisht se Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk ka përdorur deklaratat e Athinës një muaj më parë se “Do të vlerësojmë nëse janë apo jo të përshtatshme kushtet në lidhje me zhvillimin e takimit të Varnës me Turqinë më 26 mars”, burimet e BE-së theksojnë se nuk parashikohet ndonjë ndryshim në datën e takimit të liderëve.

Nga ana tjetër, në rendin e ditës së liderëve është planifikuar të jenë zhvillimet e tjera aktuale që po ndodhin në Turqi, por nuk pritet që të merren vendime konkrete edhe në çështje të tilla si liberalizimi i vizave apo rinovimi i bashkimit doganor.

– Tregtia dhe ekonomia

Në Samitin që do të fillojë nesër fokusimi do të jetë kryesisht në ekonomi. Liderët e BE-së do të marrin vendime për mundësitë e punësimit, rritjen dhe konkurrencën.

Ndër të tjera do të theksohet se BE-ja duhet të përjashtohet nga taksat doganore shtesë të SHBA-ve për çelikun dhe aluminin si dhe në kundërpërgjigje ndaj SHBA-ve do të diskutohen masat alternative ku BE-ja duhet të jetë më aktive në tregjet e Japonisë, Singaporit dhe Meksikës. /Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit