Lideri nga Presheva thotë se është e pamundur që Serbia të japë Luginën pa marrë diçka

Mos i humb

Sami Salihu, nga Kuvendi Komunal i Preshevës, tha se të gjithë janë dakord që Kosovës nuk duhet t’i cënohet integriteti territorial.

Sipas tij pacënueshmëria e territorit të Kosovës, është gur i qëndrueshëm për të gjithë Ballkanin.

“Ideja e shkëmbimit të popullatës nuk pinë ujë dhe nuk e beson kurrkush as nuk ka për ta besuar. Në dy dekadat e fundit është se pacenueshmëria e territorit të Kosovës është gur i qëndrueshëm për gjithë Ballkanin”, tha Salihu.

Salihu tha se nuk ka shqiptar që nuk e do Luginën me vete por kjo është vetëm dëshirë.

“Se a do ta jep Serbia Luginën e Preshevës pa këmbyer diçka me territor si e njohim Serbinë është e pamundur kjo”, shtoi Salihu.

Ai shtoi se nuk e di çfarë fshihet pas kësaj dhe sa është serioz Thaçi kur e ka hedhur këtë ide por, sipas Salihut është mirë mos të luajnë me ndjenja të banorëve të Luginës së Preshevës.

Ai tha se nga qeveria deri më tani nuk është ndihmuar kurrë Lugina, duke përjashtuar që për herë të parë është ndihmuar për maternitetin dhe se është ndarë një shumë simbolike për një park i cili sipas tij më shumë është mediatike se sa që ka diçka përmbajtjesore. Salihu tha se Lugina e Preshevës duhet të përfshihet në buxhet të Kosovës./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit