Macron shkarkon ministrin e Brendshëm, Christophe Castaner

Mos i humb

Ardi Veliu: Dora kriminale i mori jetën Arbenit!

Është përkujtuar mesditën e sotme në Berat 20-vjetori i rënies në krye të detyrës i ish/drejtuesit të lartë të Policisë së Shtetit,...

Shqiptohen mbi 900 gjoba për mosrespektim të masave

Gjatë muajit korrik Kosova ka shënuar numër të madh të të infektuarve me COVID-19, po ashtu edhe numri i atyre që kanë...

Të dënuar për vjedhje me armë, një grua dhe një burrë në “sitën” e OFL për pasurinë

Operacioni Forca e Ligjit iu ka dërguar formularët për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë dy të dënuarve nga Tirana.

Hedhja kudo e pajisjeve të mbrojtes personale, problem në qytetin e Nju Jorkut

Ndërsa spitalet në Nju Jork trajtojnë valën e pacientëve me COVID dhe ndërsa njerëzit veshin maska dhe doreza në dyqane ushqimore dhe...

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, shkarkoi të hënën nga detyra ministrin e Brendshëm, Christophe Castaner. Shkarkimi është pjesë e një riorganizimi të kabinetit qeveritar, pas protestave për brutalitetin e policisë.

Castaner është kritikuar për veprime të ashpra të policisë kundër protestuesve, të cilët janë nxitur nga vdekja e afrikano-amerikanit George Floyd gjatë arrestimit nga policia në Mineapolis të SHBA-së. Macron emëroi në vend të tij ish-ministrin e Buxhetit, Gerlad Darmanin. Ai e zëvendësoi edhe ministrin e Drejtësisë dhe atë të Ekologjisë.

Ndryshimet vijnë pak ditë pasi Macron shkarkoi kryeministrin Edouard Philippe, pas tre vjetësh në këtë post, duke e zëvendësuar me Jean Castex. Macron shkroi të dielën në Twitter se Franca duhet të “krijojë një rrugë të re” për të trajtuar trazirat dhe krizat ndërkombëtare që po i përjeton.

Macron është zgjedhur president i Francës në vitin 2017, pjesërisht me premtimin për një ekonomi të fuqishme. Por, pandemia e koronavirusit i ka dobësuar ekonomitë në shumë vende, të cilat janë detyruar të izolohen. Mandati i Macronit përfundon në vitin 2022 dhe ai nuk ka deklaruar nëse do të garojë për rizgjedhje ose jo.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Berna, në krye të listës, kryeqyteti më pak stresues

Nëse po e kërkoni një vend pa stres, atëhere mund të dëshironi të merrni parasysh ta vendosni Bernën në krye të listës...

Fundosja e varkës në Himarë, gjendet e mbytur gruaja

Është gjetur e mbytur gruaja, e cila kishte humbur në det teksa ishte në varkë së bashku me familjarët e saj në...

Hapen xhamitë e Kosovës

Xhamitë e Kosovës hape sot. Këtë vendim e ka marrë myftiu i Kosovës, Naim Tërnava. “Sot hapen Xhamitë

Gjithçka që nuk dimë për katastrofën në Bejrut, i ngjashëm me shpërthimin e bombës atomike në Hiroshima

Një depo që ruante mijëra tonë materiale shpërthyese mendohet të jetë burimi i mundshëm i shpërthimit masiv që ndodhi në kryeqytetin libanez...

Jorida Tabaku: Detyrimet e prapambetura ndaj biznesit, dështimi kuptimplotë i kësaj qeverie

Ish-deputetja demokrate Jorida Tabaku denoncon detyrimet e prapambetura të qeverisë.Sipas saj, borxhet ndaj biznesit kanë arritur në 70 mld lekë. Tabaku thotë...