MPB REGJISTRON KATËR INCIDENTE GJATË VOTIMIT

Mos i humb

Katër incidente janë regjistruar nga hapja e kutive të votimit deri tani, ka bërë të ditur zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski.

Në konferencë për media ai tha se në vend votim në Shkollën Fillore “Llazo Angellovski” në Aerodrom K.ZH (22) ka ofenduar qytetarë dhe fizikisht ka sulmuar zyrtar policor dhe për këtë rast është arrestuar në stacionin policor.

“Një person i moshës 80 vjeçare nga Zubovca e Gostivarit, ka denoncuar se është ofenduar në lidhje me referendumin nga 64-vjeçarja S.M. Ajo është ftuar në stacion policor dhe po punohet në zbardhjen e rastit. Në Strugë, është denoncuar fotografim me telefon celularë nga terasa afër një vendvotimit në SH.F “Vëllezërit Milladinovci” në rrugën “Jovan Stefanovski- Rile”. Menjëherë janë ndërmarr masa dhe personat janë dërguar në stacion policor”, ka theksuar Angellovski.

Sipas tij, incidenti i katërt është në vendvotimin ka ndodhur në vendvotim në SH.F “Vançe Përçe”, në Shtip. B.O ka denoncuar se gjatë dorrëzimit të ushqimit në vend votim ka qenë i fotografuar dhe ofenduar nga E.S. Policia ka njoftuar se E.S është dërguar në stacion policor dhe po punon në zbardhjen e rastit.

“I bëjmë thirrje të gjithë qytetarët të respektojnë ligjet dhe të mos prishin rendin dhe qetësinë publike dhe fshehtësinë e votimit. Cdo veprim kundër ligjeve, MPB nuk do ta tolerojë dhe do të siguroj që votimi të shkojë në mënyrë të qetë dhe pa pengesa” ka apeluar Angellovski./shenja.tv/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit