PYD/PKK me mbështetje të SHBA-ve përgatitet të formojë ushtri në Siri

Mos i humb

Organizata terroriste PYD/PKK, e cila ka pushtuar një të katërtën e Sirisë, po përgatitet të krijojë një të ashtuquajtur ushtri me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Qeveria e SHBA-ve ka njoftuar se mbështetja për PYD/PKK do të vazhdojë përkundër faktit se organizata terroriste DEASH është mposhtur në shkallë të gjerë në operacionet në Rakka dhe Dejrizor në Sirinë lindore.

Hapi i parë erdhi pasi komandanti i Komandës Qendrore të SHBA-ve (CENTCOM) gjenerali Joseph Votel më 22 dhjetor 2017, njoftoi se do të vendosnin trupat e rojes kufitare në Siri për të parandaluar ringjalljen e DEASH-it.

Sipas informacioneve që AA ka marrë nga burime të besueshme lokale, Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, Agjencia e Inteligjencës CIA dhe strukturimi i Kandilit PYD/PKK kanë përfunduar trajnimin për 400 anëtarët e organizatës terroriste.

Gjithashtu thuhet se 400 terroristët u stërvitën në kampin Sabahu’l Hayir në jug të Haseke dhe pranë digës Tishrin mbi lumin Eufrat në lindje të Halepit.

Ndërsa instruktorët e CIA-s ofruan informacion teorik dhe teknik ndërsa forcat speciale njësitë e zbarkimit nga ajri të Pentagonit ofruan trajnime të përbashkëta të armatosura për terroristët e ardhur nga Kandili.

– Maska “rojet kufitare”

Nga ana tjetër, SHBA-ja nuk ka shkuar drejt rrugës për të formuar një forcë të re nën emrin “rojet kufitare”.

Pentagoni dhe CIA në programin në fjalë, po zgjerojnë të ashtuquajturat elemente të operacioneve speciale të njësive anti-terroriste YAT, e krijuar nga organizata terroriste në vitin 2014 dhe elementët e ashtuquajtur forcat e operacioneve speciale të emëruara HAT.

Në strukturat YAT dhe HAT janë përfshirë 400 terroristët të cilët kanë marrë trajnime speciale. SHBA-ja e cila që nga prilli i vitit 2016 po furnizon me armë dhe municione organizatën, po rrit gjithashtu mbështetjen e saj teknologjike.

Ndërkohë që CIA dhe Pentagoni për formimin e ri po transferojnë pajisje të teknologjisë së fundit si radio marrës, stacionet e dëgjimit dhe pajisjet e inteligjencës së sinjalizimit për PYD/PKK-në, ku gjithashtu edhe tajnimi për këto pajisje ofrohet sërish nga ekspertë amerikanë.

Burimet lokale kanë pretenduar se njësitë YAT të organizatës terroriste kanë nisur aktivitetet e tyre për përgjimin e stacioneve kufitare në kufirin me Turqinë.

– Emri është vendosur si “Ushtria e Veriut”

Bëhet e ditur se organziata terroriste i ka vendosur emrin “Ushtria e Veriut” strukturës e cila në programet Pentagon-CIA është zgjeruar nën emërtimin “rojet kufitare”.

Burimet lokale kanë tërhequr vëmendjen se fjala “veri” është përzgjedhur në mënyrë specifike që ushtria në fjalë të mbrohet në të ardhmen në një qeveri të mundshme autonome që mund të negociohet me regjimin e Asadit.

Ndërkohë pritet që 70 për qind e këtij formësimi të ri të përbëhet nga anëtarët e organizatës PYD/PKK.

Elementet thelbësore të fuqisë së re që SHBA-të kanë zgjeruar brenda organizatës janë ekipet që punojnë për një kohë të gjatë me Forcat e Speciale të SHBA-së dhe që kryejnë operacione të mesme.

Struktura e cila do të shfaqet me emrin “Ushtria e Veriut” pritet që të organizojë elementet e organizatës me mbolizim të vogël e të vështirë për t’u kontrolluar në mënyrë që ajo të jetë gati për luftë me ushtritë e rregullta.

Si rezultat, “Ushtria e Veriut” përbën hapin përfundimtar të hedhur drejt kalimit në ushtrinë e rregullt për organizatën terroriste.

– Po vendosen në kufirin me Turqinë

Forca “Ushtria e Veriut” e cila është trajnuar në Halepin Lindor dhe në jug të Haseke-s nga amerikanët, në etapën e parë do të vendosen në rajonet Ajnularab (Kobani), Tel Ebjad, Resulajn dhe Malikije të cilat janë të pushtuara nga organizata por që ndodhen në vijën kufitare me regjimin.

Këto pika të lidhura me Halepin tërheqin vëmendjen se shikojnë drejt nga kufiri i Turqisë.

Terroristët e trajnuar bashkarisht nga Pentagoni, CIA dhe stafi i Kandilit, duke përdorur territoret nën kontrollin e regjimit ato mund të transferohen nga pjesa lindore e vendit në rajonin Afrin në kufi me Turqinë./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit