Serwer ka një propozim për rikthimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë

Mos i humb

Daniel Serwer ka dhënë një propozim për zhbllokim të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Daniel Serwer, ekspert amerikan për Ballkanin nga Universiteti Xhon Hopkins në Uashington ka deklaruar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka dëshmuar se aktualisht nuk kërkon zgjidhje për Kosovën.

“Mendoj se njerëzit këtu mendojnë se ai është i gatshëm për një kompromis historik”, deklaroi Server për “Zërin e Amerikës”.

Ai theksoi se nuk ka asnjë dyshim se Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq dhe kryeministrja Ana Bërnabiq nuk janë figurat tek të cilët liderët kosovarë kanë shumë besim.

Duke komentuar vizitën nga Zëvendësndihmës-sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Matthew Palmer në Beograd, ai theksoi se liderët e Serbisë dhe Kosovës nuk kanë shfaqur dëshmi për dialog mes palëve duke marrë shembullin e Maqedonisë dhe Greqisë.

“Problemi i raporteve mes dy shteteve tani janë taksa, e vendosur nga Kosova. Mirëpo, duhet thënë se problemi qëndron tek të dyja palët. Nga ana e Prishtinës është fushata me të cilën Serbia e bllokon Kosovën për anëtarësim në organizata ndërkombëtare”, u shpreh ai, transmeton lajmi.net.

“Heqja e taksës në shkëmbim për ndalimin e fushatës së Serbisë me të cilën synon ta bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Po ashtu, mendoj se është shumë e rëndësishme që BE-ja ta përmbush premtimin për liberalizimin e vizave për Kosovën. Nuk mund të arsyetohet fakti që kjo ende nuk është realizuar. E di se kjo mund të jetë ofruar në shkëmbim për heqje të taksës dhe në këtë formë mund të konsiderohet si krijimi i një pakoje”, theksoi Serwer. Ai ka thënë se Palmer erdhi në Beograd në përpjekje për të “lëvizut gjërat” dhe të gjejë një “zgjidhje”.

Në pyetjen se çfarë pritje ka nga Samiti në Paris, i organizuar nga Franca dhe Gjermania, Serwer tha: “Mendoj se aktualisht nuk ekzistojnë kushtet për marrëveshje, që mund të ketë shtrirje të gjerë”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit