Zgjedhjet presidenciale në Venezuelë më 22 prill

Mos i humb

Zgjedhjet presidenciale në Venezuelë do të mbahen më 22 prill.

Kryetari i Komisionit Suprem të Zgjedhjeve në Venezuelë, Tibisay Lucena, njoftoi se delegacione të strukturave politike qeveritare dhe opozitare nuk arritën marrëveshje në negociata dhe se Komisioni ka marrë vendim për shpalljen e zgjedhjeve presidenciale më 22 prill.

Duke theksuar se këto janë zgjedhje të rëndësishme që ndikojnë për të ardhmen e popullit të Venezuelës, Lucena, tha se zgjedhjet do të jenë transparente dhe të ndershme ashtu siç parashikon kushtetuta e vendit.

Lucena po ashtu tha se paraqitja e kandidatëve presidencial për zgjedhjet do të fillojë më 24 shkurt.

Venezuela është përfshirë nga protestat masive të cilat përfunduan në trazira nëpër rrugë. Partia Socialiste në pushtet dhe presidenti aktual, Nicolas Maduro, dëshiron të forcojë pushtetin, ndërsa opozita pohon se regjimi qeveritar shkel të drejtat e njeriut dhe parimet bazë të demokracisë./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit