Zjarret në Kaliforni, digjen mbi 1 mijë shtëpi

Mos i humb

 

Në zjarret të cilat janë përhapur në rajonin Redding në veri të Kalifornisë në SHBA dhe përreth saj, janë djegur më shumë se një mijë shtëpi.

Zyrtarët e zjarrfikësve njoftojnë se në zjarret që u përhapën javën e kaluar në rajonin Shasta dhe shkaktuan vdekjen e 6 personave, në rajonin Redding janë djegur 1.058 shtëpi.

Në anën tjetër zëdhënësi i Departamentit Pyjor dhe të Mbrojtjes nga Zjarret të Kalifornisë, Mike Mohler, tha se Kalifornia vetëm për një muaj ka harxhuar më shumë se një të katërtat (të paktën 125 milionë dollarë) e buxhetit vjetor për zjarre.

Zyrtarët po ashtu bëjnë të ditur se si pasojë e zjarreve që kanë marrë nën ndikim një hapësirë prej 490 kilometër katrorësh, 488 ndërtesa janë dëmtuar. Deri më tani është arritur të merret nën kontroll 35 për qind e rajonit ku është përhapur.

Si pasojë e zjarreve që morën nën ndikim rajonet Mendocino dhe Lake County, që nga fillimi i javës u evakuuan rreth 20 mijë persona.

Në anën tjetër në rajonin Sierra Nevada janë përhapur të paktën 3 zjarre të reja.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit