“Zonja Kancelare, keni në axhendë takimin me Ramën”; Merkel: m’i sillni “tufë” krerët e Ballkanit, jo një nga një

Mos i humb

Ishte Ditmir Bushati që tha i pari që Edi Rama do të pritet në Berlin në mes të prillit nga ana e kancelares gjermane, Angela Merkel.

Sot kabineti i presidentit serb bën të ditur se më 13 prill, kancelarja do të takohet me Vuçiçin. Nesër pritet që një lajm të ngjashëm ta bëjë të ditur edhe Zoran Zaevi në Shkup.

Në Podgoricë janë zgjedhjet Presidenciale dhe si parim Gjermania nuk pret kënd pa u bërë zgjedhjet. Nga Kosova s’ka për të pasur gjë se është tension i madh.

Haradinaj jo më kot e këputi kopaçën kundër Erdoganit me qëllim që të impresionojë gruan e fortë të Berlinit. Por politika nuk varet nga batuta, aq më shumë tek vende si Gjermania që fjalët si vënë në listë por shohin faktet.

Në fakt, lajmi është i tillë që siç ndodh tashmë prej mbi 4 vjet, kur Merkel ka axhendë për Ballkanin ajo i takon një nga një të gjithë liderët e rajonit, Pasi Berlini dhe Angela personalisht e ka vënë politikisht si prioritet këtë pjesë të kontinentit. Normalisht ka arsye më shumë se politike.

Por provincializmi si fenomen i përhapur në Ballkan, më shumë se për të parë se ç’po ndodh, merret me atë që ç’u tha dhe kush e tha.

Shkrimtari i njohor, i ndjeri Teodor Laço, në fund të karrierës së tij si përfaqësues publik i shtetit shqiptar shërbeu si ambasador në Rusi.

Ai, në librin e tij tregon se si rrodhi historia e pranimit të letrave kredenciale nga ana e Vladimir Putinit. Edhe pse kishte mbërritur në Moskë, ceremonia po vonohej.

Zoti Laço pyet një nga këshilltarët diplomatikë të Kremlinit me të cilin nisën të kishin respekt të ndërsjelltë intelektual në lidhje me vonesën.

“Mos u mërzit zoti Ambasador, por Presidenti më ka thënë që më bëj bashkë nga 9-10 vende si Shqipëria t’i mbyll brenda ditës se s’kam aq kohë sa t’i kushtoj një audiencë secilit”.

Dhe realisht ky është fakt, pavarësisht se ne mendojmë se jemi “qendra e botës”. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit