Deputeti Enkelejd Alibeaj dhe këshilltari ligjor i PD-së, Gazment Bardhi sërish në një deklaratë për mediat për çështjen “Xhafaj”, thanë se tashmë është përfshirë dhe Prokurorja e Përgjithshme, pasi sipas tyre është vendosur aty “nga Edi Rama në shkelje të Kushtetutës, dhe pa veting, për të garantuar mbrojtjen e korrupsionit të qeverisë Rama”.
Sipas PD-së, Agron Xhafa është subjekt i ligjit antimafia, dhe pasuria e tij duhet të konfiskohet. Ai thotë se Xhafaj hesht për falsifikimin dhe trafikimin e nenit për të mbrojtur vëllain e tij.
“Sot e pyesim Fatmir Xhafajn: Cilat janë pikëtakimet apo lidhjet e Agron Xhafajt me njerëz të pushtetit?
A vlen angazhimi i Fatmir Xhafajt për të goditur pasuritë e organizatave kriminale edhe për vëllain e tij?
1. A e ka përfshirë Fatmir Xhafaj vëllain e tij Agron Xhafaj në listën e personave me rekorde kriminale pasuritë e të cilëve duhet të verifikohen?
2. A është skeduar dhe nën vëzhgim nga Policia e Shtetit Agron Xhafaj dhe aktiviteti i tij ekonomik, për shkak të aktivitetit të tij të mëparshëm kriminal në trafikun e drogës?
3. A ka operacioni “Forca e Ligjit” efekt mbi pasurinë e vëllait të Ministrit të Brendshëm Agron Xhafaj të dënuar për trafik droge, apo ai është i paprekshëm sa kohë Ministër i Brendshëm dhe drejtues i operacionit është Fatmir Xhafaj?
4. A gënjeu Fatmir Xhafaj kur tha se as ai dhe as familjarët e tij nuk janë mbi ligjin, dhe se ai nuk ka asnjë pushtet për të ndikuar mbi këtë çështje?”, tha më tej Alibeaj.
Top Channel