OBSH: 91 të vdekur nga epidemia e difterisë në Jemen

Mos i humb

Që nga fundi i tetorit dhe shpërthimit të difterisë në Jemenin e përfshirë nga lufta, jetën e kanë humbur 91 persona, njoftoi të shtunën Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

OBSH thekson se në 20 nga 23 provincat e Jemenit janë regjistruar 1.725 raste ku dyshohet në difteri. Ata theksuan se provincat Ibb dhe Al-Hodeidah në Jemenin qendror dhe perëndimor ishin më të prekur nga epidemia.

Difteria, sipas OBSH-së, po përhapet në të njëjtën mënyrë si ftohja me teshtitje të zakonshme, kollitje ose edhe përmes komunikimit verbal. Difteria është një sëmundje e rëndë infektive që ndikon në traktin e sipërm respirator. Kryesisht prek fëmijët dhe mund të shkaktojë një epidemi shkatërruese nëse nuk kontrollohet.

Jemeni është kthyer në skenë të një krize të thellë politike dhe të sigurisë që u përshkallëzua në luftë civile në fund të vitit 2014. Lëvizja rebele Huthi kontrollon kryeqytetin Sana dhe disa rajone të tjera të rëndësishme të vendit, kurse qeveria e njohur ndërkombëtarisht e Jemenit vepron nga qyteti port Aden.

Konfliktet në Jemen u përshkallëzuan edhe më tepër në mars të vitit 2015, kur Arabia Saudite dhe aleatët e saj filluan sulme ajrore mbi pozicionet e rebelëve./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit