Arabia Saudite rilejon Umren pas ndalesës 6-mujore

Mos i humb

Autoritetet e Arabisë Saudite sot rihapën vendet e shenjta muslimane për kryerjen e Umres pas një pauze gjashtëmujore për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19).

Pas protokolleve të koronavirusit, grupi i parë i haxhinjëve të Umres arriti në orët e para të ditës, njoftoi Ministria e Haxhit dhe Umres në Twitter.

Pa dhënë detaje të mëtejshme, ministria ndau fotografi të vizitorëve që hynin në Qabe në Mekë.

Sauditët dhe banorët e huaj të mbretërisë do të lejohen të kryejnë Umren në Qabe me një kapacitet prej 30 për qind ose 6.000 njerëz në ditë që nga dita e sotme.

Më herët, agjencia zyrtare e lajmeve SPA njoftoi se barrikada e vendosur rreth Qabës dhe Gurit të Zi të shenjtë do të mbeten në vend dhe vizitorët nuk do të lejohen t’i prekin ato si pjesë e masave kundër COVID-19.

Mesxhid al-Haram, ku ndodhet Qabeja, do të dezinfektohet dhjetë herë në ditë, sipas SPA, e cila shtoi se dhomat e karantinës janë përgatitur tashmë për vizitorët që shfaqnin simptoma të COVID-19.

Javën e kaluar, Arabia Saudite njoftoi se gradualisht do të heqë ndalesën e udhëtimit në lidhje me koronavirusin për kryerjen e Umres.

SPA tha se besimtarët vendorë dhe ndërkombëtarë që vijnë për Umre dhe adhurime të tjera do të pranohen nga 1 nëntori, ndërsa Mesxhid al-Haram dhe Mesxhid al-Nebevi do të hapen për adhurim në kapacitet të plotë duke marrë masa mbrojtëse kundër COVID-19.

Për shkak të pandemisë, haxhi këtë vit ishte i kufizuar vetëm për ata që jetojnë në Arabinë Saudite, kurse haxhinjtë nga jashtë nuk u pranuan.

Umreja është një prej riteve islame në qytetin e shenjtë të Mekës që muslimanët mund ta kryejnë në çdo kohë të vitit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit