Atmosferë dhe entuziazëm në Prizren, kandidatët e VV marrin mbështetje të gjerë qytetare

Mos i humb



Nën një atmosferë elektrizuese banorët e prizrenit kanë dhënë mbështetjen e tyre për Lëvizjen Vetvendosje dhe kandidatët e saj. Partia lëvizja për Drejtësi pjesë e koalicionit të gjerë të Vetvendosjes në zgjedhjet e 6 tetorit organizoi takimin e madh me qytetarët e Prizrenit.

Salla e madhe e Hotel “Theranda” u tejmbush me qytetarë dhanë mbështetjen e tyre për VV dhe kandidatët e saj në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Kosovë këtë të djelë.

Nga foltorja e këtij takimi Kryetari i Lëvizjes për Drejtësi njëkohësisht kandidati me nr 31 në listën e Lëvizjes Vetvendosje u shpreh entuziast për atmosferën dhe dëshirën që kanë Prizrenasit për të mbështetur kauzat e tyre dhe t’i kthjenë Kosovës Dinjitetin e mohuar prej shumë. Politika deri tani ka vjedhur gjithçka, madje një pjesë të popullsisë edhe shpresën duke e larguar atë nga Kosova.

Sot fatmirësisht ka ende njerëz që kanë shpresë se vendi ynë do të bëhet dhe na shohin ne si shpresa e tyre e vetme për ta drejtuar këtë vend me dinjitet, ndershmëri dhe besimin në zot.

Andaj ju bëj thirrje të gjithë që të ftoni të gjithë në një pjesmarrje masive në zgjehdjet e 6 tetorit dhe nga aty të nisim së bashku një periudhë të re të drejtimit të Kosovës të ndërtuar mbi vlerat e mëdha të popullit tonë liridashës dhe besimplotë.

Tani më shumë se kurrë ka ka ardhur dita për kosovën që duam me Levizjen Vetvendosje në krye dhe listën e saj të deputetëve pjesë e së cilës jemi edhe ne.

Beni Kizolli kandidati me nr #32 në Listën e Lëvizjes Vetvendosje u shpreh bindur se në 6 tetor në Prizren dhe Kosovë do të ndoshë ndryshimi i madh. Tashmë qytetarët e dinë se kush është për ta dhe kush për xhepat e tyre. Tani ata nuk mund të mashtrojnë asnjë qytetar të ndershëm të këtij vendi.

Unë kam besim të plotë se ne të gjithë së bashku do të sjellim ndryshimin duke votuar Lëvizjen Vetvendosje dhe kandidatët e saj pjesë e së cilës jemi edhe ne duke konfirmuar dëshirën e madhe që kemi për ndryshim.

Prandaj nga Prizreni unë i ftoj të gjithë qytetarët që së pari të marrin pjesë në votime dhe të bëjnë zgjedhjen e duhur duke votuar numrin 126 për Albin Kurtin Kryeministër dhe numrat 31 dhe kandidatët e Lëvizjes për Drejtësi.

Në takimin e mbajtur në sot mori pjesë edhe Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka, i cili pas parantezës për zullumet e bëra nga qeveritë e deritanishme në kurriz të qytetarëve i ftoi ata të votojnë masivisht për ndryshim, duke mbështetur Lëvizjen Vetvendosje dhe kandidatët e saj për të cilët ai tha se të gjithë e meritojnë plotësisht të jenë në ulëset e kuvendit të Kosovës.

Takimi i organizuar mbrëmjet e sotme tregoi mbështetjen e madhe që ka në prizren partia Lëvizja për Drejtësi dhe Lëvizja Vetvendosje pasi qytetarë të shumtë kanë mbështetur dhe do ti mbështesin ata edhe në zgjehdjet e 6 tetorit, me votë unanime për ndryshim

Tubimi në #Prizren

Tubimi në #Prizren është dëshmi se koha e bastioneve në Kosovë ka përfunduar. Koha e ndryshimit, e reformave dhe e drejtimit të ri të shtetit po vjen me 6 Tetor. Këto zgjedhje nuk janë thjesht edhe një palë zgjedhje, por janë referendum, se a do të kemi një shtet i cili dorëzohet para kapjes së tij, apo më në fund fillon çlirimin e tij së brendshmi andaj #ErdhiDita për Popullin! #Voto126 #SylejmanÇerkezi31 #BeniKizolli32

Gepostet von Lëvizja për Drejtësi am Dienstag, 1. Oktober 2019
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit