Deputetja Rudina Hajdari me koronavirus: Jam mirë, e izoluar! Merreni seriozisht sëmundjen

Mos i humb

Deputetja e opozitës Rudina Hajdari infektohet me koronavirus. Lajmi bëhet i ditur nga vet zonja Hajdari përmes një statusi në “Facebook”. Në një postim Hajdari bën me dije se qëndron e izoluar, ndërsa sqaroi se është mirë.

Mes të tjerash ajo ka bërë thirrje që qytetarët ta marrin seriozisht këtë virus.

MESAZHI I HAJDARIT
Të dashur miq,
Mbas shfaqjes së disa simptomave, jam testuar dhe kam rezultuar pozitive me Covid19.
Fatmirësisht deri tani simptomat janë të lehta dhe të përballueshme, por do më duhet të izolohem për të ruajtur shëndetin e familjarëve, bashkëpunëtorëve dhe mbështetësve.
Nga sot e deri kur rezultatet të ridalin negative, do të punoj nga shtëpia dhe do të mund të takohemi vetëm online.
Do mundohem të përdor sa më shumë teknologjinë për të kompesuar mungesën fizike dhe ta shfrytëzoj këtë kohë për të zhvilluar ide dhe projekte të reja.
Ju lutem shumë merreni seriozisht këtë sëmundje dhe masat mbrojtëse ndaj saj.
Ruajuni për veten dhe familjet tuaja.
Ju uroj shëndet të gjithëve 🤗

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit