I kishte fshehur brenda televizorit, 21 vjeccari nga Kamza me 87 mijë paund në Portin e Durrësit

Mos i humb

86.740 mijë paund janë sekuestruar në një makinë të bllokuar mbrëmjen e kaluar në Portin e Durrësit, të cilat ishin të padeklaruara.

Mësohet së në pranga është vënë një 21-vjeçar me iniciale Enes Haxhiu, banues në Kamëz.

Paratë ishin fshehur brenda mallrave që ndodheshin në furgon, në një televizor.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar në analizën e riskut të bërë nga ana e shërbimeve të Policisë, në hyrje, është kaluar në vijën e dytë, për kontrroll të imtësishëm, furgoni i mallrave që vinte nga Italia.

Gjatë kontrollit, u konstatuan 16 pako me para, paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit