Duke folur përpara të pranishmëve në një aktivitet kulturor, organizuar të dielën në Pallatin “Dolmabahçe” të Stambollit, Presidenti Erdogan tërhoqi vëmendjen se Turqia zë vendin e parë në botë për shpenzime humanitare në raport me të ardhurat kombëtare për frymë, sidomos në aspektin e dhënies së mbështetjes më të madhe për shtetet më pak të zhvilluara.
Ai shpjegoi se Turqia nuk do të mund të përballonte më edhe një valë të re emigracioni nga Siria.
“Për shkak të masakrave të fundit në Idlib, ku banojnë rreth 4 milionë njerëz, në këtë zonë është formuar sërish një valë serioze. Mbi 80 mijë vëllezër tanë banorë të Idlibit, të cilët po arratisen nga bombardimet, kanë filluar të emigrojnë drejt kufijve të vendit tonë. Nëse egërsia kundër banorëve të Idlibit nuk merr fund, ky numër do të rritet edhe më shumë. Në një situatë të tillë, Turqia s’do ta mbajë vetëm këtë barrë emigracioni. Pasqyrimet negative të presionit me të cilin do të ballafaqohemi ne, do të ndikojnë të gjitha shtetet evropiane dhe sidomos Greqinë. Ne po bëjmë dhe do të vazhdojmë të bëjmë çdo përpjekje të nevojshme pranë Rusisë që këto sulme të marrin fund. Po dërgojmë në Moskë një delegacion që do të zhvillojë bisedime. Sipas rezultatit që do të arrihet, edhe ne do të përcaktojmë hapat që do të bëjmë në lidhje me këtë çështje”, u shpreh kreu i shtetit turk.
Erdogani i ftoi shtetet evropiane që t’i shpenzojnë energjitë e tyre jo për të ngucur Turqinë në një qoshe për shkak të hapave ligjore të saj në Siri, por për të penguar masakrën në Idlib.
Përkundrazi – theksoi ai – ato (shtetet evropiane) nuk do të arrijnë do të ndalin përhapjen e zjarrit të Idlibit edhe në territoret e tyre.