Turqia planifikohet ora policore 4-ditore këtë javë

Mos i humb

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se Turqia planifikon të zgjasë orën policore të fundjavës në 31 provinca.

Duke filluar nga e enjtja, 23 prill, që është festë shtetërore e themelimit të parlamentit turk, deri të dielën, më 26 prill, Turqia do të zbatojë orë policore në 31 provinca për të frenuar përhapjen e virusit.

Turqia çdo vit shënon Ditën e Sovranitetit Kombëtar dhe Fëmijëve më 23 prill, ndërsa këtë vit shënohet edhe njëqindvjetori i Asamblesë së Madhe Kombëtare.

Komentet e presidentit Erdoğan u bënë gjatë një mbledhje të kabinetit e cila për të katërtën herë me radhë u zhvillua përmes video-lidhjes.

Numri i të vdekurve nga COVID-19 në Turqi sot arriti në 2.140, me 90.980 raste të konfirmuara.

Mbështetje për qeverinë libiane

Presidenti Erdoğan gjithashtu përsëriti thirrjen për komunitetin ndërkombëtar që të mbështesë qeverinë legjitime në Libi kundër “puçistit Haftar”.

Qeveria e Pajtimit Kombëtar (GNA) në Libi të shtunën nisi një operacion për të rimarrë qytezën Tarhuna, që është një lokacion strategjik për Khalifa Haftarin dhe një fortesë e tij e madhe në zonën përreth Tripolit.

Tarhuna është një pikë kryesore për forcat e Haftarit në sulmin e tyre ndaj Tripolit, si dhe për linjat e tyre të furnizimit nga baza ajrore Al-Jufra.

GNA është sulmuar nga forcat e Haftarit që nga prilli i vitit të kaluar, ku mbi 1 mijë persona humbën jetën.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit