Fundoset barkë me migrantë afrikanë në ujërat e Jemenit, 40 të vdekur

Mos i humb

 

 Të paktën 40 persona kanë humbur jetën si pasojë e fundosjes së një barke me migrantë afrikanë në ujërat e Jemenit.

Organizata Ndërkombëtare e Migrimit (IOM) përmes një njoftimi në rrjetin social Twitter bëri të ditur se barka me rreth 100 migrantë nga shtetet e rajonit të “Bririt Afrikan” (Etiopia, Xhibuti, Somalia dhe Eritrea) është fundosur në ujërat e Jemenit nga shkaqe ende të panjohura.

Sipas të dhënave të parë, 40 persona janë mbytur, kurse 16 ngelen të zhdukur.

IOM theksoi se numri i të vdekurve mund të rritet dhe se 39 personave e shpëtuar u është ofruar ushqim dhe ndihmë mjekësore dhe psikologjike.

Në deklaratë nuk janë dhënë detaje rreth vendit ku është fundosur barka.

Sipas raportimeve në shtypin lokal, ngjarja ka ndodhur në ujërat e Hadramautit, që gjendet në lindje të Jemenit.

Siç thuhet, migrantët afrikanë përpiqen të shkojnë në Jemen me shpresën për të kaluar në Arabinë Saudite dhe shtetet e Gjirit në përgjithësi. Po ashtu, supozohet se një pjesë e migrantëve kanë mbetur në Jemenin e përfshirë nga lufta nga viti 2014.

Komisariati i Lartë i Refugjatëve pranë Kombeve të Bashkuara (UNHCR) më herët ka shprehur shqetësime në lidhje me gjendjen e refugjatëve të ardhur në Jemen nga shtetet e Afrikës, në veçanti nga Somalia, Etiopia, Sudani dhe Eritrea.

Jemeni është përfshirë nga konflikti që nga viti 2014, kur rebelët Huthi përmes një puçi ndaj qeverisë legjitime morën nën kontroll pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin Sana.

Konflikti u përshkallëzua në vitin 2015, kur Arabia Saudite dhe aleatët e saj arabë, që akuzojnë lëvizjen Huthi se janë në shërbim të Iranit, nisën një fushatë masive ajrore në Jemen që synonte të kthente territoret e marra nga rebelët.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit