Gazprom synon rekord në Europë

Mos i humb

 

 

 Kryetari i komitetit ekzekutiv të Gazpromit, Aleksey Miller, njoftoi se synojnë të arrijnë nivelin rekord duke siguruar 200 miliardë metra kub gaz natyror në Evropë deri në fund të vitit 2018.

Miller në një konferencë shtypi në qytetin St. Petersburg, tha se në gjysmën e parë të vitit 2018 kanë siguruar 101 miliardë metra kub gaz natyror në Evropë me një rritje prej 6 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

Ai vuri në dukje se do të arrijnë një nivel rekord në 2018 nëse tendenca drejt kërkesës për gazin rus është pozitive në Evropë. “Synojmë të arrijnë nivelin rekord duke siguruar 200 miliardë metra kub gaz natyror në Evropë deri në fund të vitit 2018”, tha ai.

Gazprom, prodhuesi më i madh i gazit natyror në botë, siguron rreth 30 për qind të nevojave të gazit natyror të Evropës. Gazprom ka eksportuar 194,4 miliardë metra kub gaz natyror në Evropë vitin e kaluar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit