KQZ vendos nesër fatin për kryebashkiakët e Matit dhe Librazhdit

Mos i humb

KQZ do të shqyrtojë nesër çështjet e kryebashkiakëve të Matit, Agron Malajt dhe atij të Librazhdit, Kastriot Gurra të denoncuar nga PD.

PD pretendonte se Malaj ishte dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe e kishte fshehur në formularin e dekriminalizimit, po ashtu dhe për Gurrën i cili u pretendua se ishte shpallur në kërkim në 2009.

Prokuroria e Përgjithshme mbylli hetimet për këta dy kryebashkiakë duke përmendur se nuk preken nga ligji i dekriminalizimit. Por KQZ nesër mblidhet për të verifikuar rezultatet nga PP.

NJOFTIMI NGA KQZ

Per shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik z.Agron Rufat Malaj, me funskion Kryetar i Bashkisë Mat, qarku Dibër, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funsione publike”.
Per shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik z. Kastriot Hasan Gurra, me funskion Kryetar i Bashkisë Librazhd, qarku Elbasan, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funsione publike”,

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit