Në 35-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, Presidenti Begaj takohet me kryetarin e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Kanadasë

Mos i humb

Presidenti Begaj vlerësoi vizitën e Kryetarit Rota si një moment të rëndësishëm për marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë dhe Kanadasë. Ajo përkon me kremtimet e 35-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve.

foto galeri

Duke nënvizuar marrëdhëniet shumë të mira e miqësore të konsoliduara edhe më shumë në dy dekadat e fundit, Presidenti Begaj vlerësoi ecurinë e dialogut politik si dhe partneritetin e ngushtë në kuadër të aleancës në NATO.

Një vlerësim të veçantë Presidenti Begaj bëri edhe për mbështetjen që Kanadaja i ka dhënë integrimit dhe ruajtjes së trashëgimisë historike e kulturore të komunitetit shqiptar që jeton e punon në këtë vend, duke e konsideruar atë si një urë miqësie e bashkëpunimi. Si një vlerë të shtuar në këtë aspekt, Presidenti Begaj vlerësoi marrëveshjen dypalëshe për njohjen reciproke të sigurimeve shoqërore.

foto galeri Kreu i Shtetit vlerësoi gjithashtu bashkëpunimin mes parlamenteve të dy vendeve dhe shprehu besimin se Kryetari Rota dhe deputetët e tjerë kanadezë do të japin ndihmesën e tyre në avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve përfaqësuese diplomatike në kryeqytetet respektive.

foto galeri Nga ana e tij, Kryetari i Dhomës së Deputetëve, Anthony Rota vlerësoi progresin e bërë nga Shqipëria dhe e siguroi Presidentin Begaj për mbështetjen e tij dhe të Dhomës së Deputetëve për avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

foto galeri Të dy bashkëbiseduesit u ndalën dhe në zhvillimet më të fundit botërore, agresionin ushtarak rus në Ukrainë, kërcënimet për paqen, sigurinë dhe rendin aktual botëror, ndikimi i ndryshimeve klimatike në çështjet e sigurisë, si dhe angazhimet e përbashkëta dhe nevojës së reagimeve të koordinuara dypalëshe dhe me aleatët.

Një vend të veçantë zunë dhe zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe rëndësia e vijimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, si rruga më e mirë për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe të zbatueshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit