Një delegacioni i SHBA-ve vizitë në Turqi

Mos i humb

Një delegacion i SHBA-ve, i cili ndodhet në Ankara ka përfunduar takimet me delegacionin turk të Ministrisë së Punëve të Jashtme, ku është diskutuar lidhur me çështjet si Siria, Iraku, lufta kundër terrorizmit dhe bashkëpunimi në fushën e gjyqësorit.

Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike, delegacioni amerikan i kryesuar nga zëvendës ndihmës sekretari i Departamentit të Shtetit Përgjegjës për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Jonathan Cohen, në kuadër të vizitës në Turqi mes datave 22-24 janar, sot ka zhvilluar një takim me delegacionin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, të kryesuar nga zëvendëssekretari i Ministrisë së Jashtme, Ahmet Muhtar Gün.

Në Komitetin e Përbashkët Konsultativ, kryesuar nga Cohen dhe Gün është diskutuar për çështje të ndryshme.

Delegacioni i SHBA-ve pas takimeve në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Turqisë, mori pjesë në Takimin e Grupit të Përbashkët për Sirinë, Irakun dhe luftën kundër terrorizmit, nën bashkërendimin e Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit