Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB) njoftoi se shkaku i kompleksitetit në Eufratin Lindor në Siri dhe faktori më i rëndësishëm në ekzistencën ende të organizatës terroriste DAESH si një grup i vogël është mbështetja që i jepet organizatës terroriste PKK/YPG.
Në deklaratën e saj Ministria rikujton se Turqia është i vetmi vend anëtar i NATO-s dhe koalicionit [ndërkombëtar të krijuar kundër DAESH] që ka neutralizuar më shumë se 3.000 terroristë duke luftuar trup më trup me DAESH-in në fushëveprimin e operacionit «Mburoja e Eufratit».
“Megjithëse Turqia i ka përmbushur përgjegjësitë e veta në lidhje me DAESH-in në përputhje me marrëveshjen e arritur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) më 17 tetor, anëtarët e DAESH-it që mbaheshin në burgun e Tel-Abyad u lanë të lirë nga terroristët e PKK/YPG-së para syve të të gjithë botës. Shkaku i kompleksitetit në lindje të Eufratit në Siri dhe faktori më i rëndësishëm i ekzistencës së organizatës terroriste DAESH si një grup i vogël është bashkëpunimi që ata [DAESH] bëjnë me organizatën terroriste PKK/YPG dhe mbështetja që i jepet kësaj organizate”,- thuhet më tej në deklaratë.
Ministria tha se Turqia, e cila i ka bërë ballë strukturës së ndërlikuar të situatës me anë të operacioneve «Mburoja e Eufratit» dhe «Dega e Ullirit» dhe që ka luftuar vetë kundër organizatave terroriste, kryesisht DAESH dhe PKK/YPG, me përvojën e saj në krijimin e zonave të sigurta, me forcën që zotëron ajo është në gjendje të sfidojë të gjitha problemet me anë të qasjeve humanitare dhe projekteve konkrete.
“Organizatat terroriste DAESH dhe PKK/YPG i shërbejnë të njëjtit qëllim dhe duke sulmuar anëtaren e NATO-s, Turqinë, ato në fakt përpiqen të dëmtojnë NATO-n. Prandaj, fakti që Turqia është vendi ku të dyja këto organizata kanë kryer më shumë sulme pas Sirisë dhe Irakut tregon qartë qëllimin e këtyre organizatave të errëta”,- shton Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB) në deklaratën e saj të shkruar.