Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda del pozitiv me Covid 19, ja si është gjendja e tij shëndetësore

Mos i humb

Presidenti polak Andrzej Duda ka rezultuar pozitiv me koronavirus, mirëpo është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Presidenti doli pozitiv në testin e COVID-19, mirëpo është mirë. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me shërbimet përkatëse mjekësore”, tha Sekretari i Shtetit Blazej Spychalski në Twitter.

Polonia po përballet së fundmi me rritje të rasteve me koronavirus, pasi vetëm gjatë ditës së djeshme vendi regjistroi 13 mijë raste.

Duke parë situatën aktuale, autoritetet polake filluan zbatimin e masave parandaluese për ngadalësimin e përhapjes; mes tyre si mbyllja e pjesshme e shkollave fillore si dhe e restoranteve.

Numri i përgjithshëm i të prekurve në Poloni u rrit në 242 mijë, ndërsa deri më tani janë shënuar katër mijë viktima.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit