![]()
Është rritur në 61 numri i terroristëve të PKK-së të cilët janë neutralizuar deri më sot gjatë operacionit “Kthetra” i filluar nga ushtria turke më 27 maj në veri të Irakut.
Në një deklarate nga Ministria e Mbrojtjes thuhet se operacioni në rajonin Hakurk në veri të Irakut vazhdon në mënyrë të suksesshme dhe se në operacionin “Kthetra” po eliminohen një nga një strehimoret, shpellat, bunkerët, pozicionet e zjarrit, minat dhe esplozivët e punuara me dorë të organizatës terroriste PKK.
Deri më sot në kuadër të operacionit janë neutralizuar 61 terroristë të PKK-së, ndërsa janë asgjësuar edhe 110 mina dhe shpërthyes të punuar me dorë.
Në fushatën e saj më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra dhe fëmijë.


