![]()
Në rajonin Al-Rai në veri të Sirisë pranë kufirit me Turqinë, falë kujdesit të forcave të sigurisë së Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS) janë konfiskuar raketa dhe eksplozivë që i përkisnin organizatës terroriste YPG/PKK.
Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale mësohet se forcat lokale të sigurisë në fshatin Ra‘il në rajonin Al Rai i cili nodhet rreth 10 kilometra nga kufiri me Turqinë, ndaluan një kamion të dyshuar i cili vinte nga Munbixhi, rajon i cili ndodhet nën pushtimin e organizatës terroriste YPG/PKK.
Pas një kontrolli të kujdesshëm të forcave të sigurisë të lidhur me ULS-në, në depozitën e naftës së automjetit u gjetën 15 raketa “kaqusha” dhe 13 eksplozivë punim dore me magnet të gatshëm për të shpërthyer.
Ndërkohë është marrë në pyetje shoferi i kamionit i cili akzuohet për transportimin e mjeteve shpërthyesve në rajonet opozitare për t’u përdorur në aktet terroriste të YPG/PKK-së.


