Stoltenberg: Neni 5, është thelbi i NATO-s

Mos i humb

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg bëri të ditur se neni-5 i NATO-s, me të cilin zotohet mbrojtja kolektive e të gjithë aleatëve, përbënë thelbin e aleancës.

Stoltenberg bëri deklarata të rëndësishme për kanalin televiziv gjerman “ARD“.

Pasi u rikujtua për deklaratat e Presidentit francez, Emmanuel Macron në lidhje me nenin në fjalë, Stoltenberg tha: “Neni nr. 5 përbën thelbin e NATO-s. Ideja që qëndron pas kësaj është: Një për të gjithë, të gjithë për një. Ndonjë armik potencial duke e ditur që sulmi ndaj ndonjë anëtari nënkupton sulm ndaj aleancës dhe se tërë aleanca do të kundërpërgjigjet ndaj kësaj, nuk mund të ndërmerr ndonjë sulm. Së bashku ne jemi forca më e madhe ushtarake në botë. Neni nr. 5 është detyrim i marrëveshjes. Nga Franca dhe të gjithë aleatët presim të qëndrojnë pranë kësaj”.

Stoltenberg bëri thirrje për unitet pavarësisht ideve të ndryshme brenda aleancës, ndërsa shtoi se mesazhi që do të dalë nga Samiti i Liderëve të NATO-së në Londër do të jetë në këtë drejtim.

“Pavarësisht të gjitha dallimeve në tregti, ndryshimin e klimës, situatën në Iran dhe në veri të Sirisë, në samitin në Londër duhet të japim mesazhin që ne qëndrojmë së bashku. Ne duhet të ruajmë dhe mbrojmë reciprokisht njëri-tjetrin për çështje kyçe. Institucionet e forta dhe pluraliste si NATO po fitojnë rëndësi në një periudhë të pasigurt si sot. Ne jemi 29 vende të ndryshme me parti, qeveri, perspektiva dhe probleme të ndryshme, por pajtohemi me mesazhin kryesor; ne qëndrojmë së bashku”, deklaroi Stoltenberg.

Në një intervistë të dhënë për “The Economist” më 6 nëntor, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron kritikoi NATO-n dhe tha se ka ndodhur vdekja e trurit të aleancës.

Në përgjigje të pyetjes nëse beson apo jo që neni nr. 5 i Traktatit të NATO-s, i cili e konsideron sulmin ndaj një anëtari sikur është bërë ndaj të gjithë anëtarëve dhe që parashikon mbrojtje të përbashkët, vazhdon, Macron ishte përgjigjur duke thënë “Unë nuk di”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit