Samiti i NATO-s do të mblidhet të martën në kryeqytetin Londër të Mbretërisë së Bashkuar.
Në këtë samit, ku do të shënohet 70-vjetori i themelimit të Aleancës, i pranishëm do të jetë edhe Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Përpara këtij samiti jubilar, kreu i Departamentit të Komunikimeve të Presidencës së Turqisë tërhoqi vëmendjen mbi misionin e vendit të tij në NATO.
“Turqia ka qenë një aleat i domosdoshëm për Perëndimin prej gati 70 vitesh dhe vazhdon të jetë. Turqia iu bashkua NATO-s në vitin 1952 dhe ka shërbyer për dekada në misione kritike anembanë botës për sigurinë e Aleancës”, deklaroi Fahrettin Altun përmes rrjetit social “Twitter”.
Ai vuri në pah se Turqia ka vazhduar të luajë një rol të fuqishëm në NATO si përgjatë periudhës së Luftës së Ftohtë ashtu edhe pas saj.
“Ne besojmë në idealet dhe misionet në vazhdim të NATO-s”, shtoi ai duke theksuar nevojën për një debat të fortë mbi rolin e Organizatës për sigurinë dhe të ardhmen e përbashkët.