Komentin e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron në formën “NATO-s i ka vdekur truri” Stoltenberg e vlerësoi me këto fjalë: “NATO ka një rëndësi jetike në çështjet e sigurisë. Dhe ajo e ka vërtetuar këtë duke mbrojtur çdo ditë rreth 1 miliardë njerëz dhe duke dhënë për dekada të tëra kontributin më të madh në mbrojtje”.
Stoltenberg në reportazhin e tij ndalet edhe në operacionin e Turqisë «Burimi i Paqes» në veri të Sirisë, ku thotë: “Aleatët e kanë kritikuar operacionin në veri të Sirisë, por asnjëri nuk e ka vënë në pikëpyetje vendin e saj në NATO”.
“Turqia iu bashkëngjit luftës kundër DAESH-it duke lejuar që aleatët të përdorin bazat e saj. Turqia është vendi i vetëm brenda NATO-s që kufizohet me Sirinë dhe Irakun. Ajo strehon 3,6 milionë refugjatë”, tha Stoltenberg.
“Turqia është një vend shumë i rëndësishëm për NATO-n. Për ta kuptuar këtë, mjafton të shikohet harta dhe të analizohet pozita gjeostrategjike e Turqisë. Megjithatë, kjo nuk na pengon që të flasim për dallimet”, deklaroi shefi i NATO-s.
NATO dhe Bashkimi Evropian (BE) nuk janë rivalë të njëri-tjetrit dhe nuk duhet të bëhet përzgjedhje mes tyre,- nënvizoi shefi i Aleancës së Atlantikut të Veriut.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg tha gjithashtu se Norvegjia, Islanda, Turqia, ShBA, Kanadaja dhe Britania luajnë rol të rëndësishëm për sigurinë e Evropës.