Thaçi LDK-së dhe VV-së: Bashkohuni, bota nuk na pret neve!

Mos i humb

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ftuar Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje që t’i bashkohen ekipit negociator dhe të marrin përgjegjësitë që iu takojnë.

Sipas tij, Kosova nuk ka kohë për të humbur.

“Bota nuk na pret neve, nuk na ka vetëm neve. Qëllimi ynë është njohja nga Serbia, anëtarësimi në OKB. Është një thirrje për hezituesit e këtij procesi që t’i bashkohen dhe të marrin përgjegjësi. Procesi është i udhëhequr nga BE-ja. Unë do ta mbështesë ekipin negociator”, theksoi Thaçi.

Ai ka komentuar edhe letrën e presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Sipas Thaçit, pas kësaj letre Kosova dhe rajoni është ndryshe.

“Kosova dhe rajoni është ndryshe pas letrës së presidentit Trump që ky proces të përmbyllet me aspiratën e Kosovës në NATO dhe BE”, tha ai.

Takimit të Kadri Veselit me Thaçin, Haradinajn e Ahmetin, nuk iu kanë bashkuar dy partitë e tjera opozitare, LDK dhe VV.

Në anën tjetër, deputetët e këtyre dy subjekteve së bashku me kolegët e tyre nga Partia Social Demokrate kanë zënë ulëset e tyre në sallën e Kuvendit, për të marrë pjesë në seancën e cila është dashur të fillojë në ora 10:00.

Në këtë seancë, e cila është thirrur për të diskutuar për procesin e dialogut nga deputetët e LDK-së dhe të VV-së, nuk janë të pranishëm deputetët e mazhorancës. /KosovaPost

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit