Thaçi nga Shkupi: Kosova dhe Maqedonia nuk kanë asnjë çështje të hapur

Mos i humb

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, po e viziton Shkupin ku është takuar me kryeministrin Zoran Zaev dhe me përfaqësues tjerë shtetërorë.

Ai po e mban një konferencë të përbashkët me kryeministrin Zaev, ku ka deklaruar se ndjehen mirë që Kosova dhe Maqedonia nuk kanë asnjë çështje të hapur. Kreu i Ekzekutivit ka thënë se është inkurajues fakti se të dyja vendet po bëjnë reforma për anëtarësim të strukturat evro-atlantike, ndërsa të dyja vendet kanë raporte dhe projekte të shumta të përbashkëta.

“Ishte inkurajues fakti që e dëgjova nga Zaev që tash kur jemi në fazën përmbyllëse të autostradës nga Prishtina në drejtim të Shkupit. Edhe Maqedonia ka marrë vendim që të vazhdojë rrugën nga kufiri i Kosovës drejt Shkupit. Kjo do të lehtësojë qarkullimin e qytetarëve”, ka deklaruar Thaçi.

Ai ka përshëndetur angazhimet e Zaevit si burrështetas me kryeministrin grek për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura. E ardhmja është në BE. Kosova ju mbështet që të lëvizni përpara në BE.

Ftoj me autoritetin tim modest si lider shteti, që njerëzit që të marrin pjesë në referendum dhe të votojnë pro. Maqedonia në NATO është paqe për rajonin”, deklaroi ndër të tjera Thaçi./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit