Tre astronautë kthehen me sukses nga Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar

Mos i humb

Tre astronautë u kthyen me sukses sot në Tokë pasi kaluan më shumë se 6 muaj në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar.

Kapsula ruse Soyuz në përbërje të amerikanes Serena Aunon-Chancellor të NASA-s, rusit Sergej Prokopyev dhe gjermanit Alexander Gerst të Agjencisë Evropiane të Hapësirës (ESA) ateroi në stepat e mbuluara me borë të Kazakistanit, 140 kilometra nga qyteti Dzhezkazgan. Ata mbërritën në Tokë në ora 11:02 sipas kohës lokale, një minutë më herët se sa ishte planifikuar.

Ekuipazhi përmes radio lidhjes u lajmëru se ndihen mirë. Ekipet ruse të shpëtimit me helikopterë dhe automjete ushtarake arritën në vend për të ndihmuar astronautët të dalin nga kapsula.

Treshja në hapësirë kaloi 197 ditë. Për Aunon-Chancellor dhe Prokopyev, ky ishte misioni i parë, ndërsa për Grestin ishte udhëtimi i dytë. Ai kaloi gjithsej 362 ditë në orbitë, duke vendosur rekordin e ESA-së.

Ekipet e shpëtimit ndihmuan ekuipazhin të dalë nga kapsula dhe bënë një ekzaminim fillestar mjekësor. Astronautët do të sillen në Dzhezkazgan, ku do të mirëpriten me një ceremoni të shkurtër mirëseardhjeje, pas së cilës do të fluturojnë për vendet e tyre, ku i pret një ekzaminim i detajuar mjekësor.

Amerikanja Anne McClain, rusi Oleg Kononenko dhe kanadezi David Saint-Jacques, të cilët arritën në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar më herët gjatë këti muaji, duhet të mbeten në orbitë deri në qershor të vitit të ardhshëm.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit