Turqia shkatërron 40 mina dhe 227 eksplozivë të improvizuar në veri të Sirisë

Mos i humb

Ministria turke e Mbrojtjes ka njoftuar se forcat turke të sigurisë kanë shkatërruar 40 mina dhe 227 eksplozivë të improvizuar në operacionin e saj kundër-terrorist në veri të Sirisë.

Zëdhënësja e Ministrisë së Mbrojtjes, Nadide Şebnem Aktop, gazetarëve në Ankara u tha se ministria po ashtu punon me zyrtarët rusë mbi mekanizmat për zbatimin e marrëveshjes së Soçit.

“Ushqime të përgatitura në furrën e vendosur nga Forcat e Armatosura Turke në Tal Abyad u shpërndanë në mesin e njerëzve lokalë në rajon dhe po ashtu ndihma shëndetësore iu ofrua atyre në stacionin e ndihmës së parë”, tha Aktop.

Më 9 tetor, Turqia nisi operacionin “Burimi i Paqes” për të eliminuar terroristët nga Siria veriore në lindje të lumit Eufrat, në mënyrë që të sigurojë kufijtë e Turqisë, të ndihmojë kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe të garantojë integritetin territorial të Sirisë.

Të martën, presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, zhvilluan një takim në qytetin bregdetar rus Soçi.

Ankaraja dhe Moska arritën një marrëveshjes sipas së cilës terroristët e YPG/PKK-së brenda 150 orëve do të tërhiqen 30 kilometra në jug nga kufiri i Turqisë me Sirinë veriore, ndërsa forcat e sigurisë nga Turqia dhe Rusia do të kryejnë patrullime të përbashkëta atje.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë personave, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnje. YPG-ja është dega siriane e PKK-së.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit