Zbehet ideja e korrigjimit të kufijve me Serbinë

Mos i humb

Instituti EPIK ka mbajtur tryezë diskutimi me temën “Kuadri kushtetues i procesit të dialogut Kosovë – Serbi”, ku me këtë rast u fol për kufijtë në aspektin komperativ dhe rolin në shoqëri të dialogut Kosovë- Serbi.

Përfaqësues i akademisë, dhe profesori universitar, Behlul Beqaj, tha se presidenti i vendit e ka çakorduar dialogun, duke e përfshirë idenë për korrigjimin e kufijve e cila është në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve.

“Konsideroj se ndryshimi eventual për të cilin është fol duhet të jetë pasoj e çakordimit të harmonizuar i tërë vullnetit politikë. Në rast të idesë se korrigjimit kemi një çakordim të vullnetit politik në mbrojte të kushtetutës dhe kryetarit që pretendon që në emër të vullnetit të qytetarëve ta bëjë ketë çakordim. Prandaj konsideroj që këtë përpjekje mund ta trajtohem si të papranueshme që është në kundërshtim me vullnetin e sovranit. Unë nuk besoj në tezen e miqësisë së përjetshme. Për këtë mendoj sikur ideja per ndarje të ishte paraprakisht e mbështetur nga sovrani dhe të ekzistonte unanimiteti atëherë përfaqësuesit e sovranit do të kishin bazë politike për të përfaqësuar. Elementi i dytë ka të bëjë me fatin e pushteti efektiv. Sikur të arrihet njohja e kuadrit kushtetues, kemi një realitet tjetër, përkatësisht sistemit territorial, por një realiteti i tillë i kryetarit të Kosovës e ka bërë një qeshtje të pamundur. Duhet te respektohet dhe harmonizohen të gjithë faktorët për të shkuar drejt një zgjidhje të kësaj çështje e jo siç është duke shkruar deri më tani”, tha Beqaj.

Ndërsa profesori universitar, Enver Hasani, në këtë tryezë diskutimi bërë një krahasim mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

“Rasti i Greqisë me Maqedoninë e Veriut nuk kanë pasur fare të bëjnë me cenimin apo lëndimin e ndonjërit prej elementeve kryesore të qenies shtet. As territor as popullsi as aftësi e Qeverisë së Shkupit për të qeverisur  vetveten dhe për të realizuar detyrimet e marra ndërkombëtare nuk kanë qenë të vena në pikëpyetje nga Athina. Në aspektin kushtetues tërë negocim është kryer dhe udhëhequr nga ekzekutivi i dy vende, duke ia lënë Ministrave të Jashtëm, ngjashëm siç ka qenë rasti me Kosovën nga viti 2011 e deri kur nis tregimi për copëtimin e Kosovës dhe normalizim të raporteve me Serbinë përmes “kompromiseve të dhimbshme”, tha Hasani.

Ndërsa më tutje, hulumtuesja nga Instituti Demokratik i Kosovës, Jeta Krasniqi u shpreh se në këtë dialog ka pasur një mungesë të konsensusit.

“Tema për korrigjimin e kufijve ende nuk është zbehur ajo ende vazhdon të mbetet aktuale. Asnjëherë nuk ka pasur një koordinim në mes tyre, pra ka pasur një mungesë të konsensusit. Ne e duam dialogun sepse duam të shtrim çështjet e pazgjidhura me Serbinë dhe të vijmë në një përfundim të problemeve të kamotshme”, u shpreh Krasniqi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit